TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Korrik 2024, 20:24

Yamal thyen tjetër rekord, adoleshenti i Spanjës “shkurorëzon“ legjendën Pele

Shkruar nga Pamfleti

Yamal thyen tjetër rekord, adoleshenti i Spanjës

Sulmuesi Lamine Yamal pritet të jetë ylli i Spanjës që mund të shkëlqejë në finalen e sotme përballë Anglisë, e cila luhet në Berlin.

Ylli i “La Rojas” ka vendosur menjëherë një rekord, pa u shkelmuar ende topi i parë i kësaj finalje. Në moshën 17-vjeçare e një ditë, Yamal është bërë futbollisti më i ri që starton në një finale të një Europiani ose Botërori.

Ai kështu ka thyer dhe rekordin e legjendës braziliane Pele, i cili në finalen e Botërorit të 1958 ishte titullar për Brazilin në moshën 17-vjeçare e 249 ditë.

yamal

Lini një Përgjigje