TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2026, 21:55

PSG me mendjen te Bajerni, por nuk toleron as kampionatin, parisienët triumfojnë bindshëm edhe me 10 lojtarë

Shkruar nga Pamfleti

PSG me mendjen te Bajerni, por nuk toleron as kampionatin, parisienët

PSG ka marrë një fitore të pastër 0-3 në transfertën ndaj Anxhers, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të kampionatit, duke konfirmuar pozitat në krye të renditjes.

Edhe pse me disa titullarë të lënë në stol dhe me fokusin te gjysmëfinalja e parë e Champions League ndaj Bajernit të Mynihut, skuadra pariziene arriti të zhbllokonte shpejt rezultatin. Li Kang-In shënoi në minutën e 7-të, ndërsa avantazhi u thellua nga Seni Majulu në minutën w 39-ën. Goli i tretë erdhi në pjesën e dytë, me Lukas Beraldo në minutën e 52-të.

Në 15 minutat e fundit, PSG-ja luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Gonçalo Ramos, i ndëshkuar me dy të verdhë.

Me këtë fitore, PSG-ja kryeson e vetme me 69 pikë, duke krijuar një diferencë prej 6 pikësh nga vendi i dytë, që mbahet nga Lens. Këta të fundit barazuan 3-3 në ndeshjen ndaj Brest.

psg anxhers liga 1

Lini një Përgjigje