TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2025, 22:51

PSG ia del edhe pa Mbape, gjunjëzon Interin me “manita” dhe fiton për herë të parë Champions League (Video)

Shkruar nga Pamfleti

PSG ia del edhe pa Mbape, gjunjëzon Interin me “manita” dhe

Mynihu, fatsjellës për ekipet që fitojnë për herë të parë në histori trofeun e Champions League. Pas Olimpikut të Marsejës në finalen e 1993 kundër Milanit, Borusias së Dortmundit në finalen e vitit 1997 kundër Juventusit dhe Çelsit në vitin 2012 kundër Mançester Junajtid, radha është e PSG-së.

Kampionët e Francës kanë mposhtur me “manita” 5-0 Interin dhe kanë fituar për herë të parë kupën me veshë të mëdhenj.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrike zhbllokoi ndeshjen në minutën e 12. Aksion i shpejtë i francezëve, pasimi nga e djathta i Doue gjen Hakimin i cili shënon golin e avantazhit, me marokenin që nuk festoi në shenjë respekti.


8 minuta më vonë, PSG dyfishoi shifrat. Kundërsulm perfekt i parisienëve, topi shkoi te Doue në të djathtë dhe gjuajtja e tij e devijuar shkoi në rrjetë pas krahëve të Zomer.


PSG trefishon shifrat në minutën e 63. Dembele pasoi me thembër duke nisur kundërsulmin perfekt të parisienëve, të finalizuar nga Doue.


Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte me kaq, francezët e pamëshirshëm nuk u ndalën dhe me një kundërsulm të jashtëzakonshëm të finalizuar nga Kvaratskhelia gjetën golin e 4 në minutën e 75.


Në minutën e 85, Parisi kompletoi “manitën”. Aksion i pabesueshëm me shumë pasime i francezëve, adoleshenti Majulu shënoi para Zomer.


PSG-ja i dërgon kështu një mesazh edhe Kilian Mbape, që ne ia dalim edhe pa ty. Francezi u largua verën e kaluar për t’u transferuar te Reali i Madridit.

Ky trofe u kërkua me ngulm edhe nga trajneri Luis Enrike, i cili u shpreh se në rast se do të fitojë Champions League, do t’ia dedikonte vajzës së tij, e cila u nda nga jeta në vitin 2015 në moshën 6 vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Më 13 gusht, PSG-do të ndeshet me Totenhemin për të diskutuar trofeun e Super Kupës së Europës.

psg inter finalja e champions league

Lini një Përgjigje