TAGS-AT E JAVËS

Sport31 Maj 2025, 22:27

Dorëzohet Interi, PSG katërfishon shifrat dhe ndodhet në qiellin e shtatë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dorëzohet Interi, PSG katërfishon shifrat dhe ndodhet në qiellin

Dorëzohet Interi, PSG trefishon shifrat në minutën e 63. Dembele pasoi me thembër duke nisur kundërsulmin perfekt të parisienëve, të finalizuar nga Doue. 

Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte me kaq, francezët e pamëshirshëm nuk u ndalën dhe me një kundërsulm të jashtëzakonshëm të finalizuar nga Kvaratskhelia gjetën golin e 4 në minutën e 75.

Kampionët e Francës zhbllokuan ndeshjen në minutën e 12. Aksion i shpejtë i francezëve, pasimi nga e djathta i Doue gjen Hakimin i cili shënon golin e avantazhit, me marokenin që nuk festoi në shenjë respekti.


8 minuta më vonë, skuadra e drejtuar nga Luis Enrike dyfishoi shifrat. Kundërsulm perfekt i parisienëve, topi shkoi te Doue në të djathtë dhe gjuajtja e tij e devijuar shkoi në rrjetë pas krahëve të Zomer.

 

Francezët do të synojë të rrëmbejë trofeun e parë në historinë e tyre, ndërsa Interi kërkon të përsërisë suksesin e 15 viteve më parë dhe të arrijë në 4 trofe të Champions League.

PSG fitoi kampionatin dhe Kupën e Francës dhe nëse merr edhe Champions, atëherë e mbyll sezonin me tripletën sezonale. Ndërsa Interi synon ta mbyllë sezonin me të vetmin trofe.

Kjo ndeshje do të gjykohet nga arbitri rumun, Istvan Kovaks.

Për herë të parë, paratë e PSG-së janë shoqëruar me një vizion të qartë sportiv. Luis Enrike ka marrë “frenat” e drejtimit dhe ka sjellë kthesën për të cilën klubi parizien kishte nevojë. Janë larguar Verrati, Nejmar, Mesi dhe Mbape. Në vend të tyre, skuadra është mbushur me të rinj të etur dhe plot energji, të udhëhequr nga një Dembele i rilindur, që sot është në garë për “Topin e Artë”. Transformim befasues nga “gjumashi” i Barçës në një sulmues vendimtar.

Luis Enrike kërkon Championsin e dytë si trajner, pas atij të vitit 2015 me Barcelonën, gjithashtu në Gjermani, gjithashtu ndaj një ekipi italian. Ai krenohet me një rekord perfekt: i ka fituar të gjitha, 10 finalet që ka luajtur në nivel klubesh si trajner. E vetmja humbje është ajo ndaj Francës në finalen e Ligës së Kombeve me Spanjën.

Sot, PSG ka në dispozicion formacionin më të mirë, me Due, Dembele dhe Kvaratshelia në sulm, një treshe më e besueshme sesa ajo me Barkola.

Interi nuk ka asnjë mungesë dhe, ashtu si në finalen e Stambollit ndaj Mançester Sitit dy vite më parë, përfaqëson forcën e traditës. Zikaltrit janë mishërimi i atyre që nuk duan të shohin fitues klubet e krijuara nga petrodollarët.

Problemi? Interi mbërrin në këtë finale i lodhur dhe i tronditur. Më saktësisht vjen i eliminuar nga Milani në finale e Kupës së Italisë, ka humbur “in xtremis” titullin e Serisë A ndaj Napolit dhe e ka varur fatin e gjithë sezonit në këtë betejë të fundit.

Simone Inzagi, megjithatë, është specialist i ndeshjeve me eliminim direkt. Ai eliminoi Barçën dhe Bajernin në dy raundet e fundit (çerekfinale dhe gjysmëfinale), si dhe i dha Mançester Sitit një finale shumë të vështirë më 2023. Nga ajo skuadër kanë mbetur 7 lojtarë; përfshirë Lautaro Martinez, sulmuesi më i rrezikshëm i zikaltërve, që shoqërohet nga mbrojtja klasike italiane dhe mentaliteti i pathyeshëm i Interit.

Sonte, në Mynih, Europa do të vendosë. Të pasurit e rinj përballë gjigantëve tradicionalë. Të sapoardhurit kundër “veteranëve”. Milionat kundër medaljeve. Champions-i komandon, Champions-i rishkruan historinë. PSG apo Interi, kush do të triumfojë?

Lini një Përgjigje