TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2025, 20:15

“Polonia e fortë, por ne jemi gati”, Rei Manaj: Dua Botërorin, kam ruajtur edhe një shqiponjë

Shkruar nga Pamfleti

“Polonia e fortë, por ne jemi gati”, Rei Manaj: Dua

Nga ferri në parajsë, kështu mund të konsiderohet viti futbollistik i Rei Manajt sa i përket eliminatoreve të Botërorit me kombëtaren shqiptare.

Nga humbja e penalltisë në Tiranë përballë Serbisë që e bëri atë lojtarin më të kritikuar për dy muaj, te më i vlerësuari, njeriu i futjes në histori për golin e mrekullueshëm, për nga pasja më shumë se sa realizimi në Leskovc, po përballë Serbisë, një fitore që vlen shumë më tepër se 3 pikët.

Në mbrëmjen Gala të “Topit të Artë“, Manaj ishte pjesë e nderimit së bashku me të gjithë lojtarët e tjerë të kombëtares dhe në përfundim në një intervistë për gazetarin e“Top Channel“, Endi Tufa, thekson: “Besoj se ishte mbyllje shumë e bukur dhe jam shumë krenar që isha pjesë e këtij eventi dhe shpresoj tani që të gjitha ato gjëra që pret e gjithë Shqipëria dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm sot, t’i japim mundësinë që të futemi në Botëror dhe të bëjmë ëndrrën realitet”.

Megjithëse fundvit dhe kohë bilancesh, kuqezinjtë i kanë bilancet reale në mars, kur do të luajnë ndeshjet e “play-off“-it përballë Polonisë më 26 mars.

Polonia është ekip i fortë, por edhe ne jemi ekip i fortë. Kush do të ketë më tepër karakter dhe më shumë dëshirë për të vajtur në Botëror, besoj se do ta arrijë”, thotë Manaj.

A kam ruajtur ndonjë shqiponjë për Poloninë? Shpresoj që po, ajo është gjëja kryesore.”

Ndërkohë, Manaj nga Turqia është transferuar në Lindjen e Mesme për të vazhduar karrierën, një lëvizje ndoshta që ja bën më të lehtë shfrytëzimin e potencialit që ka, dhe parave që fiton, për këtë arsye duket se qendrimi do të jetë i gjatë: “Absolutisht që do të vazhdoj ku jam, jam i përqendruar andej.”

Në fund, sulmuesi kuqezi ka një falënderim special: “Doja të falënderoja familjen, prindërit, të dashurën që janë gjëja më e rëndësishme që kam dhe të gjithë njerëzit e mi të afërt.”

rei manaj sulmuesi kuqezi

Lini një Përgjigje