TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2025, 19:32

Faza “play off” e Botërorit ndizet 3 muaj para ndeshjeve vendimtare, manipulime me dokumente dhe akuza në FIFA

Shkruar nga Pamfleti

Faza “play off” e Botërorit ndizet 3 muaj para ndeshjeve

Faza “play-off” për të shkuar në Botërorin 2026 ndizet shumë muaj para marsit, kur luhen ndeshjet të cilat përcaktojnë emrat e skuadrave të fundit që do të sigurojnë biletën për turneun që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Shkak bëhen akuzat e Nigerisë, e cila ka akuzuar për manipulime dokumentesh përfaqësuesen e Republikës Demokratike të Kongos, e cila e mundi në “play-off” kontinental dhe tani do të ketë të drejtën të marrë pjesë në “play-off” ndërkontinental në mars.

“Arise News” bën të ditur se akuza zyrtare që Nigeria ka depozituar në FIFA është për aktivizimin me dokumentacion të parregullt të rreth 9 lojtarëve të Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen mes dy ekipeve. Sipas saj, bëhet fjalë për futbollistë që kanë ndryshuar federatë, me emra të njohur të përfshirë si Tuanzebe (Angli), Masuaku (Francë), Uan-Bisaka (Angli) apo Sadiki (Belgjikë).

FIFA si teori ka pranuar ndryshimin e Federatës, por Nigeria pretendon se Kongo ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar. Sipas saj, rregullat në Kongo parashikojnë që nuk mund të mbash dyshtetësi nëse dëshiron të bëhesh shtetas i këtij vendi dhe asnjë nga këta lojtarë nuk ka hequr dorë nga shtetësia e mëparshme, ndaj nuk mund të ishin në rregull me ligjet e vendit përkatës kur aplikuan për ndryshim, siç kërkon FIFA.

Tashmë mbetet të shihet si do të shprehet organizata ndërkombëtare rreth kësaj çështje që ka ndezur “play-off“ të Botërorit shumë muaj para zhvillimit të ndeshjeve.

fifa faza "play off" e botërorit

Lini një Përgjigje