TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2025, 18:39

Pas performacave të shkëlqyera javën e kaluar, UEFA u beson 2 gjyqtarëve shqiptarë ndeshjet e Ligës së Konferencës

Shkruar nga Pamfleti

Pas performacave të shkëlqyera javën e kaluar, UEFA u beson 2

Pas performancës së shkëlqyer në Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës të ndeshjeve të kaluara, UEFA u ka besuar sërish dy trupa arbitrash shqiptarë në ndeshjet e Ligës së Konferencës të ditës së enjte. Dy arbitrat e përzgjedhur janë Florian Lata dhe Juxhin Xhaja.

Lata është përzgjedhur të gjykojë në ndeshjen Slovan Bratislava(Sllovaki)-Haken(Suedi), ndërsa asistentët e tij do të jenë Ilir Tartaraj dhe Erind Burgu, ndërsa në rolin e arbitrit të katërt është caktuar Enea Jorgji. Në sistemin VAR dhe AVAR do të jenë Kreshnik Barjamaj dhe Kreshnik Cjapi.

Xhaja pas ndeshjes në Ligën e Europës mesjavën e kaluar këtë të enjte është caktuar në ndeshjen Dinamo Kiev(Ukrainë)-Noa(Armeni). Ndihmës të tij do të jenë Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo ndërsa Olsion Yzeiraj do të jetë arbitër i katërt. Në sistemin VAR është caktuar Zheron Manskot nga Holanda, ndërsa në AVAR do të jetë Albert Doda.

juxhin xhaja liga e konferencës florian lata

Lini një Përgjigje