TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2025, 17:01

Pjesë e 11-shes në “Formacionin e Vitit 2025“, futbollisti pritet në stërvitje me shpulla nga shokët e skuadrës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Pjesë e 11-shes në “Formacionin e Vitit 2025“, futbollisti

Mbrëmja gala e “Topit të Artë” për futbollin shqiptar shpalli ndër të tjera edhe atë që ishte “Formacioni i Vitit 2025” i Kategorisë Superiore. FSHF bëri publik një rreshtim me yjet e vitit 2025 në futbollin shqiptar dhe nuk munguan as surprizat.

Një gjë e tillë ka qenë përfshirja e Adnard Mehmetit, futbollistit të Partizanit, i cili nuk pritej të ishte pjesë e një rreshtimi të tillë për shkak të luhatjeve që ka pasur në aktivizimin e tij te të kuqtë në vitin e fundit.

Megjithatë, për lojtarin dhe klubin kryeqytetas ka qenë arsye feste dhe me një të tillë është pritur mesfushori 24-vjeçar në stërvitjen e sotme.

Shokët e skuadrës kanë krijuar tunelin në hyrje të fushës për stërvitje, mes të cilit ka kaluar Mehmeti, duke marrë përgëzime, duartrokitje, por edhe shpulla nga shokët e skuadrës në një atmosferë sigurisht mjaft miqësore, siç tregojnë pamjet e publikuara nga “Partizani Channel”.

adnard mehmeti futbollisti i partizanit

Lini një Përgjigje