TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Dhjetor 2025, 17:23

Reali gati planin B për zëvendësuesin e Vinicius Zhunior, braziliani vazhdon tekat për rinovimin e kontratës me madrilenët

Shkruar nga Pamfleti

Reali gati planin B për zëvendësuesin e Vinicius Zhunior,

Vazhdon ende “telenovela” e bisedimeve mes Vinicius Zhunior dhe Realit të Madridit për një rinovim të mundshëm të kontratës së brazilianit, e cila skadon në qershor të vitit 2027.

Duke qenë se vetë lojtari ka pretendime të shumta dhe nuk është aspak çudi të gjendet gjuha e përbashkët, Reali i Madridit ka gati planin B. Mediat pranë klubit madrilen bëjnë me dije se në rast se nuk arrihet marrëveshja me Vinicius Zhunior, Reali i Madridit do të synojë transferimin e Niko Uilliams.

Anësori i Atletik Bilbaos, i cili ishte shumë pranë Barcelonës verën e shkuar, por në fund rinovoi për 10 vite me klubin bask, duket se është lojtari perfekt për krahun e mjatë të sulmit të Realit të Madridit. Megjithatë, marrëveshja me Bilbaon s’do të jetë aspak e lehtë. Shifra e transferimit të mundshëm llogaritet të jetë 90 milionë euro, aq sa është klauzola e vendosur nga klubi bask.

vinicius zhunior sulmuesi brazilian real madrid

Lini një Përgjigje