TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2023, 17:26

Përfundon turneu “UEFA Development U-15”, Shqipëria e mbyll me bilanc negativ; 3 humbje në 3 ndeshje

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon turneu “UEFA Development U-15”, Shqipëria e

Sot janë luajtur ndeshjet e 3-ta të turneun UEFA Women’s Development U-15, që u zhvillua nga data 27 shtator e deri më 2 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”. Në aktivitet mjaft interesant që fokusin e ka në zhvillimin e futbollisteve të reja, duke i dhënë mundësinë që të përballen me moshataret e tyre në nivel ndërkombëtar.

Në ndeshjen e fundit Shqipëria U-15 e drejtuar nga Kreshnik Krepi u përball me Ishujt Faroe U-15, që rezultoi edhe skuadra më e fortë e turneut, duke fituar sfidën me rezultatin 5-0..

Trajneri bëri shumë ndryshime për të aktivizuar lojtare me më pak minuta në ndeshjet e para dhe hodhi në fushë këtë formacion: Lusia Krraba, Bjanka Cane, Desara Lorja, Zakea Tanaj, Jelena Merolli, Megi Faslija, Nikoleta Kodra, Kiara Syla, Andrea Klleci, Melina Kryemadhi, Kejsi Kacorri.

Ishulloret kanë qenë superiore vazhdimisht, duke e zgjidhur ndeshjen e duke marrë fitoren e radhës, ashtu si edhe në dy ndeshjet e para. Ndeshja tjetër e ditës Maltë U-15 – Luksemburg U-15 u mbyll me fitore 1-3 të ekipit luksemburgas.

Turneu ishte një mundësi e mirë për stafin teknik kuqezi që të testonte disa nga vajzat e kësaj grup-moshe, të cilat mund të jenë të vlefshme në të ardhmen.

Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-15’:

27 shtator

Ishujt Faroe U15 – Maltë U15 / 5-0

Shqipëri U15 – Luksemburg U15/  0-3

29 shtator

Luksemburg U-15– Ishujt Faroe U-15/ 1-3

Shqipëri U-15 – Maltë U-15 / 3-3 (2-3 me penallti)

2 tetor

Maltë U-15 – Luksemburg U-15/ 1-3

Shqipëri U-15 – Ishujt Faroe U-15/ 0-5

uefa-15 development

Lini një Përgjigje