
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Letoni-Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë kanë mposhtur vendasit me rezultatin minimal 0-1. Letonia pati mundësinë për të kaluar në avantazh në minutën e 21, por Ikaunieks u tregua i pasaktë nga pika e bardhë e penalltisë, pasi gjuajtja e tij u prit nga Tomas Strakosha.
Në minutën e 18, Letonia fitoi 11-metërsh. Pas një kundërsulmi të shpejtë të vendasve, Gutkovskis u rrrëzua në zonë pas një kontakti me Kumbullën dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë.
3 minuta më vonë, Strakosha priti gjuajtjen e Ikaunieks.
Shqipëria gjeti golin e vetëm të kësaj pjese të parë në minutën e 29. Pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, topi shkoi drejt Manajt, u devijua nga sulmuesi, por pastaj ishte Çernomordijs i cili e dërgoi topin në portën e tij.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Shqipërisë, Letonia barazoi shifrat në minutën e 45+4. Pas një goditje të shpejtë nga këndi, Çernomordijs mposhti me kokë Strakoshën.
Mbetet për t’u parë si do të shkojnë 45 minutat e dyta, por djemtë e drejtuar nga Silvinjo do të kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikimin për herë të parë në një Kupë Bote.
Lini një Përgjigje