
Klubi i Milanit kërkon të nisë një cikël të ri nën drejtimin e Masimiliano Alegrit. Por para se të ndërtojë skuadrën e re, kuqezinjtë po mendojnë kryesisht të bëjnë lëvizje për të larguar elementë që tekniku nuk i cilëson si të pazëvendësueshëm për planet e tij.
Igli Tare aktualisht po ndërton nëpërmjet shitjeve një buxhet të kënaqshëm për të filluar më pas plotësimin e ekipit me elementët që kërkon Alegri për lojën që ka në mendje, Dhe në listën e shitjeve pas Tizhani Reijnders, janë dy futbollistë të tjerë që mund të finalizohen shumë shpejt, Teo Hernandez dhe Junus Musah.
Teo Hernandez këto ditë ka arritur akordin me Atletikon e Madridit për t’u kthyer përsëri në klubin në akademinë e të cilit u formua si lojtar. Raportohet se akordi mes tij dhe spanjollëve sa i përket aspektit financiar është arritur, ndërsa mbetet të gjendet gjuha e përbashkët mes Milanit dhe Atletikos.
Ndërkaq, për Musah interesohet klubi i Napolit, i cili kërkon të përforcojë mesfushën me alternativa të rëndësishme për sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane, Napoli është gati të shpenzojë rreth 25 milionë euro për të blerë kartonin e mesfushorit që ka marrë pëlqimin e Kontes. Bisedimet mes klubeve vazhdojnë, me Taren i cili do të kalojë ditët e ardhme në negociata.
Lini një Përgjigje