TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2025, 18:37

“Broja duhet në qendër të sulmit”, Mirel Josa: Serbia nuk na besdisi, penalltia thikë me dy presa

Shkruar nga Pamfleti

“Broja duhet në qendër të sulmit”, Mirel Josa: Serbia

Mirel Josa ishte i ftuar sot në emisionin “Sport News”. Trajneri i njohur tha se nuk e priste që Manaj të fillonte, për shkak të problemeve shëndetësore që pati.

Po ashtu Josa thotë se Broja duhet të luajë në qendër të sulmit. Mendim ky që vjen para ndeshjes me Letonisë.

“Pjesën e parë nuk na shqetësuan, pjesën e dytë i patën disa momente. Nëse ju kujtohet goditja e Mitroviç dhe goditja tjetër e mesfushorit serb, Zivkoviç ose Maksimoviç. Mos të harrojmë që edhe në patëm mundësitë tonë, sidomos me depërtimet e Brojës.

Nëse realizonim me penallti, ndeshja do merrte rrjedhë tjetër. Ekipi serb do hapej më tepër. Broja duhet të luajë në qendër të sulmit. Nuk e prisja që Manaj do fillonte, me atë gjendje që kishte. Luajti mirë edhe Manaj, pavarësisht problemit të penalltisë, është thikë me dy presa”, u shpreh Josa në bisedën me gazetaren Trevisa Tufa.

mirel josa shqipëri-serbi

Lini një Përgjigje