TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Qershor 2025, 16:44

Armando Broja pranë transferimit në Gjermani, dy klubet e Bundesligës monitorojnë nga afër sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Armando Broja pranë transferimit në Gjermani, dy klubet e

Armando Broja do të jetë një lojtar për t’u ndjekur me interes gjatë afatit kalimtar të verës! Ai ka marrë disa kërkesa nga Bundesliga sipas reporterit të “Sky” Florian Pletenberg. Shumë klube kanë treguar interes dhe një transferim është planifikuar.

Lajpcigu dhe Volfsburgu po e monitorojnë nga afër sulmuesin 23-vjeçar. Broja ka kontratë me Çelsin deri në vitin 2028. Nga mediat angleze raportohet se vlera e sulmuesit shqiptar në treg nuk i kalon 20 milionë euro, ndonëse pretendimet e londinezëve mund të jenë më të larta.

Nëse ndodh transferimi në Bundesligë, Broja do kishte shansin të merrte minutazh më të lartë se sa në Premier Ligë, aty ku edhe dëmtimet e shpeshta kanë ndikuar negtivisht në rendimentin e bomberit kuqezi. Mbetet e paqartë se kë fanelë do të djerësisë Armando në sezonin e ri, aty ka tregu i lojtaravë ka hyrë në fazën më të “nxehtë”.

 

lajpcig volfsburg armando broja

Lini një Përgjigje