TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2024, 21:50

Përfundon pjesa e parë/ Gjermania “tregon dhëmbët” ndaj Skocisë, djali i “shtëpisë” dhuron spektakël para tifozëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë/ Gjermania “tregon

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes hapëse të “EURO 2024”, Gjermani-Skoci. “Pancerat” kanë triumfuar me rezultatin e pastër 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Nagelsman zhbllokoi sfidën në minutën e 10. Florian Virc lëshoi një “predhë” rrafsh me tokën duke e bërë të pamundur për portierin Gun që ta ndalonte topin.


Vendasve i mjaftuan 9 minuta për të dyfishuar shifrat, duke dhuruar spektakël për tifozët e pranishëm dhe miliona gjermanë anë e mbanë botës.

Një aksion perfekt i “Die Manschaft” u finalizua më së miri nga “fantazisti” i Bajernit të Mynihut, Jamal Musiala, i cili pasi mori një pasim nga Haverc brenda zonës tundi rrejtën kundërshtare.

Organizatorët e “EURO 2024” trefishuan shifrat në minutën e 45+1. Kësaj here në rrjetë përfundoi një goditje perfekte nga ylli i sulmit, Kai Haverc, i cili ekzekutoi në mënyrë perfekte një 11-metërsh të fituar, nga Ilkai Gyndogan, për të kapitulluar totalisht kundërshtarët skocezë.


Në minutën e fundit të pjesës së parë, skocezët mbetën me 10 lojtarë, pasi Rajan Portevous u ndëshkua me kartonin e kuq.

gjermania skocia

Lini një Përgjigje