TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Qershor 2024, 21:13

“Forca Shqipëria”, letra emocionuese e Marash Kumbullës: Faleminderit Itali! Jemi rivalë por na bashkon historia

Shkruar nga Pamfleti

“Forca Shqipëria”, letra emocionuese e Marash Kumbullës:

E nesërmja do të jetë një ditë e paharrueshme për të gjithë shqiptarët. Nesër në orën 21:00, Kombëtarja shqiptar luan ndeshjen e parë të “EURO 2024” pikërisht përballë Italisë, vend me të cilin kemi një lidhje të ngushtë.

Vendi që hapi dyert për shqiptarët gjatë eksodit të madh në vitet ’90, e sot strehon më shumë se 500 mijë në tokën e saj. Një ndër ta është edhe Marash Kumbulla, mbrojtësi i Kombëtares që nesër do të luajë përballë vendit ku lindi.

Emocione të papërshkrueshme për të, i cili me anë të një letre në Instagramin e tij dedikon disa fjalë emocionuese.

Letra e Marash Kumbullës:

Rrugëtimi ynë nis tani. E nisim me një sfidë shumë të veçantë për mua. Shqipëria dhe Italia më përfaqësojnë. I jam shumë mirënjohës Italisë për mikëpritjen që i ka bërë familjes sime: Është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur. Tani jemi përballë si rivalë, por historia jonë do të na bashkojë përgjithmonë.

Objektivi ynë në këtë Europian është që t’i bëjmë tifozët tanë krenarë. Ju keni besuar gjithmonë tek ne, nuk keni munguar kurrë sa herë është dashur dhe na keni mbështetur. Tani na takon ne që të shpërblejmë të gjitha sakrificat tuaja: Forca Shqipëria, të bashkuar për një rrugëtim të mrekullueshëm!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Marash Kumbulla (@maxkumbulla)

marash kumbulla mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje