TAGS-AT E JAVËS

Sport27 Maj 2023, 16:33

Përfundojnë pjesët e para/ Bajerni i Mynihut 45 minuta larg titullit, Dortmundi katastrofë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Bajerni i Mynihut 45 minuta larg

Pjesët e para të javës së fundit në Bundesligë po dhurojnë befasi.

Dortmundit i mjafton një fitore ndaj Maincit në shtëpi për t’u shpallur kampione e Bundesligës, por në “Signal Iduna Park”, verdhezinjtë janë mposhtur me rezultatin e pastër 0-2.

Mysafirët gjetën golin në minutën e 15 me Olsen. Skuadra e Terziç mund të vendoste ekuilibrat pas 4 minutash me Haler, por sulmuesi gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Të besuarit e Svenson dyfishuan shifrat me Onisivo në minutën e 24, duke i dhënë një goditje të rëndë kundërshtarit.

Në krahun tjetër, Bajern po fiton 0-1 ndaj Këlnit me golin e Kingsli Kuman dhe nëse gjithçka mbyllet kështu, bavarezët shpallen kampionë.

bajerni i mynihut borusia e dortmundit bundesliga

Lini një Përgjigje