
Partizani nisi për herë të parë sezonin futbollistik pa një trajner zyrtar. Klubi nuk është nxituar për gjetjen e timonierit të ri, pas largimit të Orges Shehit.
“Newsport.al” mëson se pistat aktuale që po konsiderohen vijnë nga Italia. Kujtojmë se hera e fundit që një trajner italian u ul në stolin e Partizanit ishte para 2 vitesh, ndërsa përfundoi me shpalljen kampion të “Demave”.
Pikërisht Xhovani Kolella ia doli, teksa kontrata e tij nuk vazhdoi më tej. Nënkampionët nuk po gjejnë alternativat e duhura në tregun vendas dhe janë fokusuar te Italia.
Pas takimit me Vllazninë, në lidhje me trajnerin e ri, drejtori Abilaliaj u shpreh:
“I gjithë stafi po punon për të gjitha opsionet. E kemi ngushtuar rrethin në 3-4 zgjedhje dhe shumë shpejt do të marrim një vendim përfundimtar. Brenda javës mund të shohim trajnerin e ri të ulur në pankinën e Partizanit”.
Përveç Kolelës, kujtojmë se trajnerë të tjerë italianë që kanë drejtuar të kuqtë kanë qenë Lerda, Sormani, Iuliano dhe Agostineli.
Lini një Përgjigje