
Barazim i vakët pa gola në “Arenën e Demave” mes Partizanit dhe Teutës, ne duelin e vlefshëm për javën e dytë të Kategorisë Superiore. Rastet e rrezikshme në këtë përballje ishin me pikatore, teksa të dyja skuadrat duket se u kënaqën me pikën e marrë.
Dy mbrojtësit Jazxhi i Teutës dhe Sembene i Partizanit, lanë fushën e lojës të dëmtuar, duke bërë me “dhimbje koke”, trajnerët respektivë.
Për Partizanin kjo ishte pika e katërt, pas triumfit ndaj Vorës, ndërkohë që për Teutën, ishte pika e parë, pasi në duelin e javës së parë ishte pushim, për t’i dhënë kohë Dinamos, në arenën Europiane.
Në duelet e javës së tretë, Partizani do të përballet me Vllazninë në transfertë, ndërsa Teuta luan fillimisht me Dinamon, më 5 shtator ndeshjen e prapambetur ndaj Dinamos, ndërkohë që më pas pret Vorën.
Egnatia dhe Elbasani kanë barazuar 1-1. Golin për “verdheblutë” e shënoi Diallo në minutën e 44, ndërsa barashpeshën e riktheu Xheferson në minutën e 83.
Këtu nisi edhe “saga” e kartonëve të kuq, pasi Xheferson festoi para tifozëve elbasanas. Në atë moment ndërhyri Bruno Lulaj, i cili u ndëshkua me karton të kuq.
Ndërkohë që edhe dy kartonë të tjerë u morën nga Egnatia në “frymën e fundit”. Fangaj dhe përsëri Xheferson “lanë me pasoja” rrogozhinasit.
Maadje ndërhyrja e Xheferson ishte penallti, e cila u humb nga Lukili, por më pas shënoi Xhonatan Lajthia në minutën e 98 të sfidës, por u anulua.
Lini një Përgjigje