
Klubi i Metalist 1925 e ka nisur me një ritëm të lartë këtë sezon në kampionatin ukrainas, duke u shfaqur menjëherë në grupin e sipërm të tabelës së klasifikimit. Dhe gjithçka vjen edhe falë lojtarëve që ka afruar së fundmi nga Superiorja.
Në ndeshjen e sotme përballë Rukh Lviv, protagonistë u bënë përsëri futbollistët që vinin nga kampionati ynë. Ermir Rashica ishte ai i cili në minutën e 26 dha një asist perfekt për golin e avantazhit.
Në fundin e këtij fraksioni loje, Itodo Mandela mori topin në kufijtë e zonës dhe me një kthesë të shpejtë e dërgoi në rrjetë, duke dyfishuar shifrat e vulosur fitoren 2-0 për Metalsit. Për nigerianin ky ishte goli i parë në kampionat pas atij që kishte shënuar në Kupë me fanelën e kësaj skuadre.
Lini një Përgjigje