
Partizani ka gjetur akordin me Mlladen Milinkoviç dhe do t’i besojë trajnerit serb drejtimin e skuadrës kryeqytetase për këtë sezon. Por sipas asaj që ka mësuar “Panorama Sport”, prezantimi i tij do të bëhet këtë të mërkurë.
Trajneri mbërrin të martën në darkë në kryeqytet, për të nisur aventurën e re dhe në klubin e kuq kanë caktuar të mërkurën si ditën kur ai do të paraqitet para mediave si tekniku i ekipit, ndërsa më pas do të marrë menjëherë drejtimin e “demave” në stërvitje.
Milinkoviç ka më pak se tre javë në dispozicion për të bërë gati skuadrën e tij për edicionin e ri të Superiores dhe do të nisë punë që me ndeshjen miqësore të planifikuar këtë fundjavë ndaj Bylisit në “Arenën e Demave”.
Lini një Përgjigje