TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2025, 16:51

Edon Zhegrova largohet nga Lilë, por transferohet te rivalët e tyre francez; merr fund “ëndrra” e Serisë A për sulmuesin shqiptar?

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova largohet nga Lilë, por transferohet te rivalët e tyre

Edon Zhegrova e ka të sigurt largimin nga Lilë këtë merkato vere. Mirëpo, sulmuesi i Kosovës ende nuk ka vendosur për të ardhmen edhe pse të interesuarit nuk mungojnë.

Së fundmi, Marseja ka hyrë në tratativa serioze për të firmosur me shqiptarin. Sipas ekspertit të merkatos, Fabricio Romano, skuadar franceze ka nisur bisedimet për të firmosur me Zhegrovën.

Bisedimet janë në zhvillime e sipër, por ende nuk është kryer asgjë. Kështu, “ëndrra” e Serisë A mesa duket mund të marrë fund, me Napolin që gjithashtu ka shfaqur interes për shqiptarin.

Edon Zhegrova largohet nga Lilë, por transferohet te rivalët e tyre

edon zhegrova sulmuesi shqiptar lilë olimpik marsejë

Lini një Përgjigje