TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Janar 2024, 22:57

Paqe në Stadio Olimpico, Roma dhe Atalanta ndajnë pikët; ‘The Special One’ rrëmben vëmendjen në fund!

Shkruar nga Pamfleti

Paqe në Stadio Olimpico, Roma dhe Atalanta ndajnë pikët;

Roma dhe Atalanta janë ndalur në një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 19-të, të Seria A, duke ndarë kështu nga një pikë në Stadio Olimpico.

Pjesa e parë nis me vrull për Atalantan e cila gjati shumë shpejtë golin e avantazhit. Ishte Koopmeiners i cili shënoi në minutën e 8-të të takimit duke kaluar vulosur shifrat 0-1. Më kalimin e minutave loja u balancua, derisa në minutën e 38-të, Roma fitoi një penallti e cila më pas u shndërrua në gol nga Dybala. Me shifrat e 1-1 u mbyll dhe 45-minutëshi i parë.

Në pjesën e dytë të dyja skuadrat u përpoqën të mos bënin gabime në mënyrë që të mos pësonin. Barazimi duket se ju përshtat të dyja skuadrave të cilat me kalimin e minutave ‘ranë’ dakord që të ndajnë pikët. Në fund të ndeshjes, nuk mund të mungonte reagimi i epik i Mourinhos, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 94-të.

Me këtë rezultat Atalanta ngjitet në vendit e 6-të me 30 pikë, ndërsa Roma në vendin e 8-të me 28 pikë.  

atalanta romë

Lini një Përgjigje