TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Nëntor 2024, 08:26

Palestinezët hakmerren ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam, 10 të plagosur; Netanjahu dërgon me urgjencë avionë shpëtimi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Palestinezët hakmerren ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam,
Tifozë izraelitë të Maccabi Tel Aviv u plagosën në Amsterdam nga një turmë pro-palestineze.

Dhjetë tifozë izraelitë të Maccabi Tel Aviv u plagosën pasi u sulmuan në Amsterdam nga një turmë pro-palestineze.

Lajmi u njoftua nga Ministria e Jashtme e shtetit hebre, cituar nga mediat izraelite.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i bëri thirrje kryeministrit holandez Dick Schoof dhe forcave lokale të sigurisë "të veprojnë me vendosmëri dhe shpejt kundër rebelëve" dhe bëri thirrje që dy avionë të dërgohen në Amsterdam për të rikthyer qytetarët izraelitë që ishin viktima të agresionit.

Palestinezët hakmerren ndaj tifozëve izraelitë në Amsterdam,

Në internet janë publikuar video që tregojnë njerëz me fytyrat e mbuluara dhe me flamuj palestinezë duke sulmuar një tifoz të Maccabi, i cili u mposht mbrëmë nga Ajax në Europa League.

“Kryeministri ka urdhëruar dërgimin e menjëhershëm të dy avionëve të shpëtimit për të ndihmuar qytetarët tanë”, thuhej në një deklaratë nga zyra e Netanyahu, ku nënvizohej se kryeministri izraelit e konsideron “incidentin mizor me seriozitetin më të madh”.

Përplasjet shpërthyen gjatë natës në qendër të qytetit holandez në fund të ndeshjes së futbollit mes Ajax-it dhe Maccabi, të cilën vendësit e fituan 5-0. Autoritetet lokale thonë se kanë kryer 57 arrestime në total gjatë ditës. 

maccabi tel aviv amsterdam

Lini një Përgjigje