
Nuk ka fitues në “Merkur Spiel Arena“ të Dyseldorfit. Anglia dhe Zvicra nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 dhe e kanë shtyrë kualifikimin për në kgjysmëfianle në kohën shtesë.
Helvetët kaluan të parët në avantazh në minutën e 75. Një aksion nga e djathta i Ndojit solli pasimin në qendër që u devijua nga Stouns dhe më pas nga Embolo, i cili e riktheu në rrjetë.
Në minutën e 80, Anglia barazoi shifrat. Magji e Saka, i cili nga e djathta lëshoi një gjuajtje të pakapshme me të majtën.
“3 luanët“ zhvilluan një pjesë të parë të mirë, teksa në minutën e 16 Herri Kejn pretendoi për penallti, por gjyqtari Orsato lejoi lojën të vazhdonte.
5 minuta më vonë, Tripier harkoi në zonë nga këndorja, por Kejn goditi shumë keq me kokë në zonën kundërshtare.
Në minutën e 24, Embolo provoi me një gjaujtje të forte në hyrje të zonës, por Konsa bllokoi gjithçka.
Në minutën e 51, Embolo mori topin në zone dhe pasi u rrotullua gjuajti drejt portës, por pa shqetësuar portierin Pikford.
6 minuta më vonë, Rodrigez nga e majta harkoi në zonë për Embolo, devijimi i Konsa ishte vendimtar duke ia bërë të thjeshtë kontrollin Pikford.
Lini një Përgjigje