TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Korrik 2024, 17:58

Tifozët anglezë tallen me eliminimin e Gjermanisë nga Europiani, plas grushti në rrugët e Shtutgartit; ndërhyn policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët anglezë tallen me eliminimin e Gjermanisë nga Europiani,

Gazeta britanike “Daily Mail“ publikoi pamjet e sherrit të dhunshëm mes tifozëve anglezë dhe atyre gjermanë. Sherri në rrugët e Shtutgartit nisi pasi tifozët britanikë nisën të tallnin tifozët gjermanë pas eliminimit të tyre nga kompeticioni.

Dhjetëra persona u përfshinë në sherrin që nisi fillimisht me disa fyerje dhe sharje. Policia u desh të ndërhynte për të shuar sherrin mes tifozëve. Gjatë sherrit u përdorën edhe gota dhe shishe birre.

tifozët anglezë tifozët gjermanë

Lini një Përgjigje