TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Tetor 2024, 16:33

Një ditë pas dëmtimit të rëndë, Reali i Madridit bën gjestin e madh për Dani Karavahal

Shkruar nga Pamfleti

Një ditë pas dëmtimit të rëndë, Reali i Madridit

Reali i Madridit ka mbetur i tronditur nga lajmi se Dani Karvahal do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, pasi u konfirmua se ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju në fitoren e së shtunës ndaj Vijarrealit.

Kontrata e Karvahal skadon në fund të qershorit dhe ajo kundër Vijarreal mund të ishte ndeshja e tij e fundit me “Los Blancos”.

Sidoqoftë, klubi ka vendosur t’i ofrojë rinovimin lojtarit, dhe sipas mediave të huaja, gjithçka është mbyllur.

Reali i Madridit ka kohë që dëshiron t’i rinovojë kontratën Karvahal, por si shfaqje dashurie dhe mbështetje, klubi spanjoll ka përshpejtuar procesin.

Karvahal ka qenë një lojtar fenomenal për Realin e Madridit dhe është e drejtë koha e tij në klub të mos përfundojë para kohe.

dani karvahal mbrojtësi spanjoll reali i madridit

Lini një Përgjigje