TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Tetor 2024, 22:19

Çezena mposhtet papritur në transfertë, Kristian Shpendi si rrallëherë nuk gjen rrugën e rrjetës

Shkruar nga Pamfleti

Çezena mposhtet papritur në transfertë, Kristian Shpendi si

Është luajtur ditën e sotme sfida Piza-Çezena e vlefshme për Serinë B.

Në radhët e Çezenës aktivizohet Kristian Shpendi, lojtari ynë i përfaqësueses U-21. Edhe njëherë ai e ka nisur ndeshjen titullar por pa ndihmuar dot kësaj radhe ekipin me golat e tij duke marrë notën 6.1.

Çezena ka shijuar “shijen” e humbjes ndaj Pizës, e cila e dominoi tërësisht takimin. Shpendi ka luajtur 67 minuta në rolin e qendërsulmuesit e më pas është zëvendësuar nga holandezi, Van Huijdonk.

Shpendi luan tek ekipi italian si një sulmues tipik “9-sh”, ashtu si ka dhe numrin te fanela.

Kjo zgjedhje ka rezultuar efikase deri më tani me 4 gola të realizuar në 7 ndeshje. Përllogaritet një mesatare prej 1.75 golash për çdo ndeshje nga ana e shqiptarit të rritur në Itali.

kristian shpendi sulmuesi shqiptar çezena

Lini një Përgjigje