TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Tetor 2024, 19:22

“Emocionuese ta shohim sa shumë e duan Granitin”, babai i Xhakës ndan me ndjekësit videon e veçantë

Shkruar nga Pamfleti

“Emocionuese ta shohim sa shumë e duan Granitin”, babai i

Granit Xhaka është një nga lojtarët shqiptarë, i cili padiksutim ka shumë tifozë anembanë botës. Paraqitjet e tij pozitive me skuadrat që ka luajtur dhe me Zvicrën ka bërë që shumë tifozë ta duan.

Shpirti luftarak, grinta, talenti, karakteri dhe cilësitë e tij e kanë bërë atë një lojtar shumë të adhurureshëm nga tifozët. Madje këto të fundit nuk njohin kufij.

“Emocionuese ta shohim sa shumë e duan Granitin”, babai i

Një tifoz së fundmi ka bërë tatuazh në këmbën e tij Granit Xhakën. Videon e këtij momenti mjaft të veçantë e ka ndarë me ndjekësit babai i futbollistit, Ragip Xhaka. Ky i fundit ka shkruar se për të dhe familjen e tij është shumë emocionuese të shikojnë se sa shumë e duan Granitin. 

Një moment i veçantë për mua dhe familjen time! Një fans i pasionuar ka bërë një tatuazh me djalin tim Granitin dhe kjo është me të vërtetë emocionuese për ne si familje të shohim se sa shumë e duan Granitin, jo vetëm shqiptarët. Përkushtimi im si prind gjithmonë ka qenë që djemtë e mi të punojnë në rrugën drejt suksesit”, ka shkruar Ragip Xhaka.

granit xhaka mesfushori shqiptar ragip xhaka

Lini një Përgjigje