
Barcelona ka vendosur që t’i heqë shiritin e kapitenit Mark Andre Ter Shtegen. Katalanasit kanë bërë me dije gjithçka, si pasojë e nisjes së procedurave disiplinore për portierin.
“Barcelona informon se, pas procedurave disiplinore të nisura kundër lojtarit Mark Andre Ter Shtegen dhe deri në zgjidhjen e tyre përfundimtare, klubi, në marrëveshje me Drejtorin Sportiv dhe stafin e trajnerëve, ka vendosur ta largojë përkohësisht atë nga kapiteni i ekipit të parë.
Gjatë kësaj periudhe, detyrat e kapitenit të parë do të merren nga kapiteni aktual i dytë, lojtari Ronald Araujo.”
Lini një Përgjigje