TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2023, 16:52

Nisen nesër drejt Çekisë, zbardhet axhenda e kombëtares shqiptare para ndeshjes vendimtare në transfertë

Shkruar nga Pamfleti

Nisen nesër drejt Çekisë,  zbardhet axhenda e kombëtares

Kombëtarja shqiptare nisi dje zyrtarisht përgatitjet për dy ndeshjet e radhës, në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fortuna Arena” dhe Polonisë më 10 shtator në “Air Albania”, të vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian “Gjermani 2024”.

Ndërkohë, skuadra kuqezi do të stërvitet edhe sot në Tiranë, ndërkohë që nesër do të udhëtojë drejt Pragës me çarter. Pas një seance stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja, ditën e enjte do të vijë edhe përballja e parë.

Më datë 8 shtator Kombëtarja do të kthehet në Tiranë për të vijuar me përgatitjet me një seancë stërvitore dhe më datën 10 do të përballet me Poloninë në Tiranë në sfidën tjetër vendimtare.

kombëtarja shqiptare ndeshja me çekinë

Lini një Përgjigje