
Majkëll Shumaker u përfshi në një aksidenti tragjik në Alpet Franceze duke bërë ski në dhjetor të vitit 2013.
10-vite pas atij aksidenti, gjendja e tij vazhdon të mbahet sekret nga familjarët e legjendës gjermane.
Një tjetër legjendë e Formula 1 dhe ish-shoku i skuadrës së Shumaker, Xhoni Herbert, ka zgjedhur të flasë për gjermanin, duke u shprehur se bota e sportit pësoi një humbje të madhe pas atij aksidenti të frikshëm.
“Ne kemi humbur një yll të madh të këtij sporti, që solli kaq shumë kënaqësi te shumë njerëz. Është vërtetë e trishtueshme që Mik nuk mund të kishte të atin e tij rreth e rrotull dhe është e trishtueshme që ne si Formula 1 nuk mund ta kemi atë këtu”, u shpreh Herbert.
Ende nuk ka asnjë detaj rreth gjendjes së Shumakerit, përveç një rasti kur bashkëshortja e tij, Korina foli në dokumentarin që “Netflix” i bëri 7-herë kampionit të Botës.
“Ai është pak ndryshe, por sërish këtu”, u shpreh Korina, duke lënë të kuptohet që Shumaker jeton, duke përgënjeshtruar lajmet e shumta që dolën përpara disa kohësh, ku deklaronin se ai kishte ndërruar jetë.
Lini një Përgjigje