
Më 26 mars në Varshavë do të zhvillohet sfida “play-off” për Kupën e Botës 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë. Ndeshja do të jetë teke dhe do të përcaktojë skuadrën që do të avancojë në garë për një biletë në fazën e grupeve të Botërorit, i cili do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.
Federata Polake e Futbollit ka nisur shpërndarjen e biletave për përballjen që do të luhet në stadiumin “PGE Narodowy”. Interesi i lartë nga tifozët vendas për këtë sfidë ka bërë që presidenti i federatës polake, Cezari Kuleza, të refuzojë kërkesën e palës shqiptare për një numër më të madh biletash se sa 5% e kapacitetit të stadiumit, përqindje e përcaktuar nga rregulloret e UEFA-s.
Si pasojë, tifozët shqiptarë do të kenë në dispozicion rreth 3000 vende në stadium. Një përpjekje për të rritur këtë numër në 5000 bileta u bë edhe nga ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, Mimoza Halimi, e cila zhvilloi një takim me drejtuesit e Federatës Polake, por kërkesa nuk u pranua.
Nga ana tjetër, Federata Shqiptare e Futbollit ka siguruar edhe rreth 100 bileta në tribunën VIP për sponsorët dhe zyrtarët e saj. Megjithatë, prania e tifozëve kuqezi në stadium pritet të jetë e kufizuar.
Stadiumi “PGE Narodowy” në Varshavë ka një kapacitet prej 58 mijë e 580 vendesh dhe pritet të jetë i mbushur, duke krijuar një atmosferë të zjarrtë për këtë përballje vendimtare.
Fituesi i ndeshjes Poloni-Shqipëri do të përballet më pas me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, për një vend në Grupin F të Kupës së Botës 2026.
Edhe ju mos pranoni asnje sllav te qelbur ne Shqiperi. C'them dhe une, gjysma e Shqiptareve ne Londer jane martuar me sllave ne Londer.