
Sot është hedhur shorti i Ligës së Kampioneve, duke përcaktuar rrugëtimin e skuadrave nga faza e 1/16-ave deri në përfundim të kompeticionit. Krahas çifteve, UEFA ka bërë publike edhe axhendën zyrtare të ndeshjeve për fazën e 1/8-ave.
Sipas kalendarit të publikuar, faza e 1/8-ave do të nisë me përballjen Gallatasaraji-Liverpul, e programuar për t’u zhvilluar të martën, më 10 mars, në orën 18:45. Po me ndeshjen e Liverpulit do të mbyllet edhe kjo fazë, më 18 mars.
Ndërkohë, një nga sfidat më të shumëpritura, ajo mes Real Madridit dhe Mançester Sitit, do të luhet të mërkurën, më 11 mars, në orën 21:00. Takimi i kthimit është planifikuar për më 17 mars, po në orën 21:00.
Me publikimin e këtij kalendari, skuadrat tashmë kanë të qartë datat dhe oraret e përballjeve vendimtare në garën më prestigjioze evropiane për klube.
Ndeshjet e para:
10 mars(e martë)
Gallatasaraj – Liverpul, ora 18:45
Atalanta – Bajern Mynih, ora 21:00
Njukasëll – Barcelona, ora 21:00
Atletiko Madrid – Totenhem, ora 21:00
11 mars(e mërkurë)
Leverkusen – Arsenal, ora 18:45
PSG – Çelsi, ora 21:00
Real Madrid – Mançester Siti, ora 21:00
Bodo/Glimt – Sporting Lisbonë, ora 21:00
Ndeshjet e kthimit:
17 mars(e martë)
Sporting Lisbonë – Bodo/Glimt, ora 18:45
Arsenal – Leverkusen, ora 21:00
Çelsi – PSG, ora 21:00
Mançester Siti – Real Madrid, ora 21:00
18 mars(e mërkurë)
Barcelona – Njukasëll, ora 18:45
Liverpul – Gallatasaraj, ora 21:00
Bajern Mynih – Atalanta, ora 21:00
Totenhem – Atletiko Madrid, ora 21:00
Lini një Përgjigje