Trajneri Rolando Maran do të ketë vetëm dy ditë në dispozicion për të përgatitur Kombëtaren shqiptare për miqësoren e parë të muajit qershor, atë ndaj Izraelit.
FSHF ka publikuar programin e përfaqësueses dhe ka konfirmuar se nuk do të ketë grumbullim paraprak në vendin tonë, por lojtarët do të mblidhen vetëm të hënën më datë 1 qershor, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit të kuqezinjve i cili më pas do të stërvite edhe një tjetrë ditë me ekipin. Ndeshja e parë ndaj Izraelit është planifikuar të mërkurën ndaj teknikut do t’i duhet të improvizojë shpejt me ata futbollistë që do të ketë në dispozicion.
Lista e futbollistëve do të publikohet të enjten më datën 28 dhe vetë trajneri do të dalë para mediave për të shpjeguar zgjedhjet e tij dhe institucionit të futbollit, siç ndodh zakonisht me grumbullimet e para.
Njoftimi i FSHF-së:
Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, që do të zhvillohen në fillim të muajit qershor.
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publik programin e skuadrës përfaqësuese për këto dy përballje, të cilat do të luhen në stadiumin “Air Albania”.
Sipas njoftimit të FSHF-së, më 28 maj, në orën 10:00, trajneri Rolando Maran do të shpallë listën e futbollistëve të grumbulluar për këto takime. Një orë më pas, tekniku kuqezi do të dalë në konferencën zyrtare për mediat.
Seanca e parë stërvitore e Kombëtares është planifikuar të zhvillohet më 1 qershor, ndërsa testi i parë miqësor do të luhet më 3 qershor, në orën 20:00, përballë Izraelit.
Tre ditë më vonë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të përballet me Luksemburgun në sfidën e dytë miqësore.
Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, ku kuqezinjtë do të synojnë të testojnë formën dhe grupin në prag të angazhimeve të ardhshme ndërkombëtare.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje