
Nedim Bajrami së fundmi është në qëndër të merkatos dhe shumë zëra e lidhin me një largim nga Renxhërs. Aventura jo shumë pozitive në këtë sezon me skocezët, ka bërë që të flitet shumë për të.
Por në lidhje me këto zëra ka folur vetë mesfushori shqiptar. Lideri i Kombëtares ka theksuar se aktualisht është i fokusuar te Renxhërsi, por gjithsesi nënvizon se në futboll asnjëherë nuk duhet të thuash kurrë mos thuaj kurrë.
“Në futboll, kurrë mos thuaj kurrë. Momentalisht jam i fokusuar vetëm te Renxhërsi”, një mesazh ky për skocezët se është i gatshëm të qendrojë edhe për sezonin e ri, ku sigurisht do të synohet të lërë më shumë gjurmë.
Lini një Përgjigje