TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2025, 16:02

Në krah të De Brojne dhe Mbape, “Super Mario“ zgjidhet në formacionin më të mirë të kualifikueseve të Botërorit (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Në krah të De Brojne dhe Mbape, “Super Mario“ zgjidhet

Mario Mitaj është unik. Mbrojtësi i majtë i Kombëtares shqiptare është përfshirë nga “Sofascore” në formacionin e sezonit kualifikues për Botërorin në Europë.

Mitaj konsiderohet lojtari që ka bërë më mirë në krahun e majtë të mbrojtjes. Ekipi ndërkohë përbëhet nga yjet e Holandës, Anglisë, Portugalisë, Spanjës, Belgjikës dhe Francës.

Mitaj është me vlerësimin e përgjithshëm 7.62, për të gjithë fushatën kualifikuese. Duke qenë se luan tek Al Itihad, bie në sy si rast unik. Ndryshe nga pjesa tjetër, Mitaj nuk aktivizohet në Europë.

22-vjeçari ndërkohë mungoi në dy ndeshjet me Anglinë. Tek e para e kishte të pamundur për shkak dëmtimi, në të dytën u kursye nga Silvinjo, pasi rrezikoi të mungonte në “play off” nëse ndëshkohej. Po ashtu për shkak dëmtimi humbi takimin.

Në pesë sfidat e tjera ku Shqipëria barazoi dy të parat dhe fitoi tri radhazi, Mitaj luajti nga minuta e parë duke pasur impaktin e tij. Këtë e tregon edhe vlerësimi përfundimtar si i pazëvendësueshëm.

Në krah të De Brojne dhe Mbape, “Super Mario“ zgjidhet

 

 

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje