
Kupa e Shqipërisë ka njohur tashmë të gjitha skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/8-ave. Pas ndeshjeve të ditës së sotme, i bashkohen Flamurtarit dhe Laçit edhe Apolonia, Besa, Burreli, Pogradeci, Vora dhe Skënderbeu.
6 ekipet e fundit, ditën e sotme ia dolën të kalojnë me sukses rivalët e tyre. Kështu Apolonia triumfoi 3-2 ndaj Lushnjes. Ndërkohë Besa mposhti 3-1 Kukësin, me verilindorët që i thonë “lamtumirë” këtij turne që në këtë fazë.
Burreli gjithashtu fitoi thellë 5-2 ndaj Kastriotit, teksa 4-3 ka fituar Pogradeci ndaj Korabit. Vora triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Sopotit, ndërsa Skënderbeu mposhti po me përmbysje 4-2 Ilirinë.
Ndeshjet dhe rezultatet live:
Apolonia-Lushnja 3-2
Besa-Kukësi 3-1
Burreli-Kastrioti 5-2
Pogradeci-Korabi 4-3
Lini një Përgjigje