TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2023, 17:38

“Në Katar ishte gjithçka e paramenduar”, Van Gal sulmon FIFA-n: Duhej ta fitonte Mesi Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti
“Në Katar ishte gjithçka e paramenduar”, Van Gal sulmon

Luis Van Gal ende nuk e ka përtypur eliminimin e Holandës në çerekfinalen e Botërorit nga Argjentina. Trajneri holandez shprehet se ky Botëror ishte i paramenduar dhe se gjithçka ishte planifikuar që të fitonte Mesi.

Në një intervistë të dhënë për “NOS”, Van Gal u shpreh se mjafton të shohësh mënyrën se si skuadrat kanë shënuar dhe e kupton se Mesi duhej të fitonte këtë Kupë Bote.

Shihni mënyrën se si shënon Argjentina dhe si shënonim ne. Shihni se si Argjentinës i është dhënë gjithçka pa kushte. Unë mendoj se gjithçka është paramenduar. Unë mendoj gjithçka që e them. Mendoj se është bërë gjithçka që Mesi të fitojë Kupën e Botës”, u shpreh Van Gal.

Tashmë këto akuza të forta kundër FIFA-s për trukimin e Kupës së Botës nga Van Gal, do duhet të merren me seriozitet nga organet e drejtësisë. Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim nga FIFA, që mund ta dërgojë trajnerin në gjyq për shpifje.

luis van gal ish-trajneri i holandës kupa e botës

Lini një Përgjigje