TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2025, 18:28

“Na bindi shumë shpejt”, Murat Jakin për mbrojtësin që braktisi Shqipërinë: Adrian Bajrami meriton një shans

Shkruar nga Pamfleti

“Na bindi shumë shpejt”, Murat Jakin për mbrojtësin

Murat Jakin ditën e sotme bëri publike listën e të grumbulluarve të Zvicrës për ndeshjet me Slloveninë dhe Suedinë. Duele këto të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Pjesë e kësaj liste ishte edhe Adrian Bajrami, i cili vetëm 1 muaj më parë la Shqipërinë për Zvicrën. Në konferencën për shtyp ditën e sotme, trajneri i Zvicrës ka folur për 23-vjeçarin, teksa shprehet se shumë shpejt stafi i “helvetëve” u bindën nga ai.

Ai meriton një shans për ta provuar dhe treguar veten në ekipin kombëtar. Sjellja e tij ishte e qartë dhe ne u bindëm shpejt prej tij”, ka deklaruar Murat Jakin.

murat jakin trajneri i zvicrës adrian bajrami

Lini një Përgjigje