TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2025, 17:23

“Të promovojmë futbollin në mbarë botën”, Infantino nuk pezullon Izraelin: S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

Shkruar nga Pamfleti

“Të promovojmë futbollin në mbarë botën”,

Ashtu siç pritej, FIFA nuk e përjashtoi Izraelin nga garat ndërkombëtare. Këshilli i organit më të lartë të futbollit botëror, u mblodh këtë të enjte në Zyrih dhe nuk mori asnjë vendim mbi ankesën e Federatës së Palestinës të Futbollit (e njohur nga FIFA që më 1998), lidhur me ankesën e këtyre të fundit për luftën në Gaza.

Në fjalën e tij, kreu i FIFA-s, Xhani Infantino tha se ata nuk mund t'i zgjidhin problemet gjeopolitike.

"FIFA nuk mund të zgjidhë problemet gjeopolitike, por mund dhe duhet të promovojë futbollin në mbarë botën duke shfrytëzuar vlerat e tij unifikuese, arsimore, kulturore dhe humanitare", tha Infantino.

Në fjalën hapëse, italiani vlerësoi dialogun e vazhdueshëm të federatave mbi këtë çështje dhe theksoi rëndësinë e paqes.

"Në FIFA, ne jemi të përkushtuar të përdorim fuqinë e futbollit për të bashkuar njerëzit në një botë të ndarë. Mendimet tona janë me ata që vuajnë në konfliktet që ekzistojnë sot në botë. Mesazhi që mund t’i përcjellë futbollit sot është ai i bashkimit dhe paqes", tha Infantino.

Edhe UEFA bën një hap pas

Edhe UEFA vendosi të pezullojë për momentin planet për të përjashtuar Izraelin nga kompeticionet evropiane të futbollit, pas prezantimit të planit të paqes nga presidenti amerikan Donald Trump.

Institucioni më i lartë i futbollit në Evropë kishte parashikuar një mbledhje urgjente të Komitetit Ekzekutiv javën e ardhshme, ku shumica e anëtarëve shiheshin të prirur të mbështesnin përjashtimin e përfaqësueses izraelite.

Megjithatë, iniciativat diplomatike të nisura nga Shtëpia e Bardhë për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza kanë bërë që UEFA të bëjë një hap prapa, duke shtyrë vendimin për një moment tjetër.

xhani infantino presidenti i fifa-s izraeli

1 Komente

  1. T
    Toni Sportisti.

    Si te puthesh me Trump neper tribuna e t'i japesh Kupen e Botes Origjinale Trump ta vendose ne shtepi e Chelsea t'i japsh nje palo kopje te Kupes c'mund te presesh me teper!? I madh e i vogel e kupton qe futbolli eshte kethyer ne nje qelbesire biznes e i sherben vetem hajduteve e politikes se tyre. Nuk me harrohen Kampionatet Boterore te Futbollit ku Bashkimi Sovjetik luante shume mire arbitrat i sakatonin me gjykime te mbrapshta. Nuk dua tu dal krah ruseve sllavo-aziatike te ndyre por, fakti eshte fakt e fakti ndikon ne miqesine ose armiqesine mes popujve.

    Lini një Përgjigje