TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2025, 15:46

Humbi penalltinë, por realizoi golin e vetëm për Austin, Myrto Uzuni në formacionin e sezonit në Amerikë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Humbi penalltinë, por realizoi golin e vetëm për Austin, Myrto

Myrto Uzuni ishte protagonist absolut i Austin në sfidën që humbën 1-2 ndaj Nashville në US Open Cup. Sulmuesi i Kombëtares humbi fillimisht një penallti në minutën e 21 të takimit, të cilën e kishte fituar po vetë, duke mos mundur të barazonte shifrat.

Por beratasi e “korrigjoi” gabimin gjatë pjesës së parë, teksa në minutat shtesë të pjesës së parë, Uzuni gjeti rrugën e rrjetës, teksa u asistua nga Sançez. Kjo bëri që ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes në barazim 1-1.

Por Austin ishte i pafat në pjesën e dytë, pasi kundërshtari do të shënonte sërish në minutën e 60, ku Surrixh u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë ekipit të tij trofeun e US Open Cup.

Por pavarësisht kësaj ndeshjeje dhe paraqitjes së shqiptarit, Uzuni është zgjedhur nga “Soffascore” në formacionin më të mirë të këtij turneu. Lideri i Kombëtares është vlerësuar gjithashtu me notën 7.10, duke “zaptuar” një vend në 11-shen më të mirë.

 

sulmuesi i kombëtares shqiptare myrto uzuni austin

Lini një Përgjigje