TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2025, 17:44

Kërkon 20 mln euro pagë në sezon, Mario Mitaj pranë bashkimit me trajnerin e njohur italian

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon 20 mln euro pagë në sezon, Mario Mitaj pranë

Al Itihad është në kërkim të një trajneri me eksperiencë në këtë fillim sezoni. Skuadra arabe e nisi me Loren Blank në stol, por humbja ndaj Al Nasr në kampionat bëri që francezi të largohej nga detyra.

Por tashmë skuadra e Mario Mitaj është pranë marrëveshjes me Luçiano Spaletin. Siç raportojnë mediat italiane, ish-tekniku i Napolit kërkon të paktën 20 milionë euro pagë në sezon.

Ndërsa Al Itihad dëshiron të shpenzojë vetëm 12 milionë euro në sezon për pagën e trajnerit të ardhshëm. Luçiano Spaleti është i papunë që nga qershori i këtij viti pasi përfundoi aventurën me Italinë.

mario mitaj mbrojtësi i kombëtares al itihad

Lini një Përgjigje