TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2025, 20:18

Murinjo poston foton e Romës, tekniku portugez kujton suksesin në Tiranë kundër Fejnordit

Shkruar nga Pamfleti

Murinjo poston foton e Romës, tekniku portugez kujton suksesin në

Zhoze Murinjo nuk e ka harruar një nga arritjet e tij më të mëdha në karrierë. Pikërisht tre vite pas natës historike në Tiranë, trajneri portugez ka kujtuar suksesin në Ligën e Konferencës me një postim në profilin e tij në rrjetet sociale.

Triumfi kundër Fejnordit është special për trajnerin, pasi i solli trofeun e parë europian në historinë e klubit roman.

Murinjo ndau një foto ikonike gjatë festimit të ekipit italian, me Lorenco Pelegrinin që shihet duke ngritur trofeun në qiell. Në foto, “Special One” shkruan: “25 maj 2022 Roma Fejnord”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

zhoze murinjo tekniku portugez roma

Lini një Përgjigje