TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2025, 19:58

Rijeka fiton titullin në Kroaci, mesfushori shqiptar bën mrekullinë me skuadrën e tij (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rijeka fiton titullin në Kroaci, mesfushori shqiptar bën

Lindon Selahi është shpallur kampion i Kroacisë me Rijekën. 26-vjeçari që u kthye në lider te mesfusha e skuadrës këtë sezon, ishte pjesë e triumfit historik.

Rijeka bëri mrekullinë duke i surprizuar të gjithë dhe duke shtuar trofeun e dytë kampion në historinë e klubit. Me pikë të barabarta e mbylli Dinamon e Zagrebit. Dhe pse të dyja ekipet, bashkë me Hajduku i Splitit, fituan ndeshjet e javës së fundit, sërish fati i buzëqeshi Rijekës.

Fitorja e skuadrës ku luan Selahi fitoi me golat e Jankoviç dhe Fruk. Ky i fundit i shënoi Slaven Belupos nga një distancë rreth 40 metra, gol që solli dhe qetësinë. Rijeka e fitoi titullin vetëm për shkak të avantazhit në ndeshjet direkte.

Selahi ndërkohë nuk merr ftesë nga Silvinjo prej marsit të vitit 2023. Asokohe qëndronte në stol, ndërsa Shqipëria nisi fushatën e kualifikueseve të Europianit me humbje ndaj Polonisë(1-0).

lindon selahi rijeka mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje