TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2025, 19:12

Premier Liga jep verdiktet, Siti, Çelsi dhe Njukasëll festojnë në fund! Dështon Aston Vila

Shkruar nga Pamfleti

Premier Liga jep verdiktet, Siti, Çelsi dhe Njukasëll festojnë

Ka përfunduar sot sezoni 2024-2025 në Premier Ligë. Duke qenë se çështja e titullit ishte e mbyllur prej javësh, sot vëmendja ishte te gara për zonën e Champions League.

Premier Liga do të dërgojë 6 ekipe sezonin e ri në Champions League, 5 vendet e para dhe Totenhemin që shkon automatikisht si fituesi i Ligës së Europës.

Liverpuli, Arsenali, Mançester Siti, Çelsi dhe Njukasëlli, renditen në 5 vendet e para dhe shkojnë në Champions League. Aston Vila duhet të kënaqet me pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Europës, pasi u rendit i gjashti, ndërsa Notingam Forest në Ligën e Konferencës, pasi u rendit në vendin e shtatë.

Përsa i përket rezultateve të ndeshjeve kryesore sot: Fulham-Siti 0-2 (Supergol i Gyndogan 21′, Haland nga penalltia 71′), Mançester Junajtid-Aston Vila 2-0 (Dialo 76′, Eriksen 87′ me penallti), Notingam Forest-Çelsi 0-1 (Coluill 50′), Njukasëll-Everton 0-1, Liverpul-Kristal Palas 1-1 (Sarr 9′, Salah 85′) Sauthempton-Arsenal 1-2 (Kieran Tiernei 43′, Odegard 90′, Stjuart 56′).

Tre ekipet që sezonin e ri do luajnë në Championship: Ipsuiç, Leister dhe Sauthempton. Tre ekipet që janë ngjitur në Premier Ligë janë: Lidsi, Bërnli dhe Sandërlend.

 

liverpul aston vil çelsi premier liga

Lini një Përgjigje