TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Maj 2025, 17:07

Mirlind Daku i pari në listën e kontributit të golave, sulmuesi kuqezi “sms” Silvinjos para ndeshjes me Serbinë

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku i pari në listën e kontributit të golave, sulmuesi

Ditën e djeshme, Rubin Kazani i Mirlind Dakut mbylli kampionatin rus duke u renditur në vendin e 7 të klasifikimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një sezon mjaft të kënaqshëm, ku e ka shprehur edhe në rrjetet sociale.

Përfundimi i sezonit si kontribuesi më i mirë në ligë. Not bad.”, ka shkruar Mirlind Daku në faqen e tij zyrtare. Sulmuesi kuqezi u shpall golashënuesi më i mirë i Rubin Kazanit këtë sezon në kampionat.

Megjithatë, vendin e parë në listën e golashënuesve në Premier Ligë të Rusisë e zuri Manfred Ugalde me 17 gola, duke lënë Dakun një vend poshtë me 15 gola.

Por sulmuesi i Kombëtares shqiptare mund të kënaqet pasi ka qenë kontribuesi më i mirë në kampionat, duke kontribuar në 23 gola të shënuar, si askush tjetër.

 

mirlind daku sulmuesi shqiptar rubin kazan

Lini një Përgjigje