TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 22:57

PSG mbaron punë shpejt, ‘likuidon’ brenda 27 minutave Reimsin dhe fiton Kupën e Francës

Shkruar nga Pamfleti

PSG mbaron punë shpejt, ‘likuidon’ brenda 27 minutave Reimsin

PSG mposht me rezultatin e pastër 3-0 Reimsin dhe fiton Kupën e Francës  Ekipi i drejtuar nga Luis Enrike e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë.

Në minutën e 16, Bredli Barkola zhbllokoi rezultatin, duke shënuar një gol të bukur pas asistit po aq të bukur të Due. Në minutën e 18, u përsërit e njëjta skenë, Due asistoi dhe Bredli Barkola shënoi.

Në minutën e 43, Hakimi trefishoi rezultatin duke i vënë kapak sfidës.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrike funksionon si një makineri perfekte, e aftë për të fituar ndaj çdo kundërshtari që i del para.

Kampionët e Francës tashmë janë në luftë për tripletën, pasi më 31 maj synojnë të ‘rrëmbejnë’ edhe trofeun e Champions League ku do të ndeshen në finale me Interin.

psg reims kupa e francës

Lini një Përgjigje