
Tifozët e Milanit i kanë shpallur luftë drejtuesve të klubit, pasi i cilësojnë ata përgjegjës të dështimit të këtij edicioni ku skuadra nuk ishte në lartësinë e duhur për të luftuar për titullin si dhe në fund mbeti pa luajtur në Europë.
Që në orët e para të pasdites, qindra tifozë u mblodhën para zyrave të klubit kuqezi, duke nisur protestën e tyre dhe duke kërkuar në kor largimin e drejtuesve, mes të cilëve edhe Zlatan Ibrahimoviç, që e kanë vlerësuar si të papërshtatshëm për detyrat që kishte marrë përsipër.
Më pas, protesta vazhdoi edhe në “San Siro” për ndeshjen ndaj Monzës. Në fillimin e saj, ata u pozicionuan në tribunë në formën e fjalëve “Go home” (Ikni në shtëpi), që ishte mesazhi drejtuar pronarëve amerikanë me në krye Xherri Kardinalen. Atij i kushtohej edhe një parullë e vogël që shkruante “Kardinale, interist”.

Lini një Përgjigje