TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Maj 2025, 20:50

“Ronaldo ik në shtëpi”, 'Fenomeni' shet të gjitha aksionet e Vajadolidit dhe fut ekipin spanjoll në një epokë të re

Shkruar nga Pamfleti

“Ronaldo ik në shtëpi”, 'Fenomeni' shet të

Real Vajadolid ka hyrë në një epokë të re. Klubi spanjoll ka konfirmuar se legjenda braziliane e futbollit, Ronaldo Luis Nazario de Lima (Fenomeni) ka shitur të gjitha aksionet e tij në klub, duke mbyllur kështu një kapitull shtatë vjeçar si presidenti dhe aksioneri kryesor i skuadrës spanjolle.

Sipas njoftimit zyrtar, aksionet e Ronaldos janë transferuar te një grup investitor amerikan, i mbështetur nga një fond evropian. Marrëveshja është në pritje të miratimit nga 'Consejo Superior de Deportes' (Këshilli i Lartë i Sporteve në Spanjë), por konsiderohet një çështje formale.

Ronaldo kishte blerë 51% të aksioneve të Vajadolidit në vitin 2018 për rreth 30 milionë euro, duke i rritur më pas në 82%. Megjithatë, periudha e tij në krye të klubit është shoqëruar me polemika, rënie nga La Liga dhe pakënaqësi të vazhdueshme nga tifozët.

Protestat e fundit kundër tij, me sloganin “Ronaldo, ik në shtëpi”, duket se ishin pika kulmore që çoi në largimin e tij nga klubi. Reagimet në rrjetet sociale, sidomos në platformën X, janë të ndara. Ndërsa një pjesë e tifozëve e quajnë këtë si "fundin e një makthi", të tjerë presin me skepticizëm se çfarë do të sjellë grupi i ri drejtues.

Klubi, që ka kaluar 47 sezone në La Liga dhe 36 në Divizionin e Dytë, shpreson për një fillim të ri pas kësaj marrëveshjeje. Në ditët në vijim pritet të publikohen më shumë detaje për projektin e ri dhe planet për të ardhmen.

real vajadolid ronaldo fenomeni skuadra spanjolle

Lini një Përgjigje